osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Debat i ashpër… “PS po vë kriminelë në vijën e parë”! Vishaj i kthehet Vasjarit: S’mund të hedhësh baltë! Mos e ngrij zërin!

Debat i ashpër… “PS po vë kriminelë në vijën e parë”! Vishaj i kthehet Vasjarit: S’mund të hedhësh baltë! Mos e ngrij zërin!

Është shoqëruar me debate të forta emisioni i mbrëmjes së sotme “Real Story” i gazetarit Sokol Balla, në News24, teksa është diskutuar për deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim, drejtuar krerëve të partive politike lidhur me kujdesin që duhet të tregojnë me listat politike, për të mos përfshirë kandidatë me të shkuar kriminale.

Analisti Arjan Vasjari tha në studio se Partia Socialiste po përdor njerëz të inkriminuar në fushatën elektorale. Sipas tij, në PS po ndodh një fenomen tjetër, ku kjo parti personat e inkriminuar po i involvon në një mënyrë tjetër, pra në fushatë elektorale, ndërsa përmendi për këtë Qarkun e Vlorës.

I ashpër ishte dhe reagimi i avokatit të njohur, Sajmir Vishaj, i cili i tha Vasjarit se nuk mund të vijë në studio për të hedhur baltë mbi një parti politike.

Debati:

Arjan Vasjari: Nuk është normale që ambasadori i një vendi mik të bëjë problem një gjë që e dimë vetë ne. Kjo do të thotë që ambasadorja amerikane, ashtu si dhe ne, jemi të bindur që ligji nuk mjafton. Ambasadorja iu bën thirrje krerëve të partive politike, që me instrumentet që kanë, i thotë ndërgjegjes së tyre të bëjë kujdes. Ambasadorja nuk po bën diçka të padëgjuar, të jashtëzakonshme, por po bën atë që bëri dhe Donald Lu.

Ky i fundit e kishte kuptuar që ligji ishte i pamjaftueshëm, e ka artikuluar disa herë dhe në fakt kishte të drejtë. Ligji u bë më 2015, por edhe pas ligjit ne patëm individë, që patën probleme me dekriminalizimin. Yuri Kim është plotësisht e legjitimuar ta ngrejë këtë shqetësim, por pse? Unë besoj se z.Kim ka informacion shumë të madh, që lidhet posaçërisht me PS, jo me PD. Ka ndodhur një fenomen tjetër.

Individë, që sistemi i ka nxjerrë jashtë, janë involvuar në mënyrë tjetër po te PS. Unë nuk merrem me emra, por ju siguroj që është një femone i ri ky, një lloj rrokade, që nuk i fusin dot në Parlament, por që i kanë në vijën e parë të fushatës. Janë konkret, do them dhe emra.

Z. Kim ka informacion shumë herë më të thellë se ne dhe duke pasur parasysh këtë që po ndodh në realitet, ajo po del dhe po i bën ballë. Në Vlorë ka individë të qartë, të cilët janë përfshirë në fushatë elektorale.

Sajmir Vishaj: Unë të respektoj, sepse të kam ndjekur, por që ti të vish në studio dhe të hedhësh baltë në përgjithësi, ne duhet të flasim në emër të ligjit dhe konkretisht. Jemi nga vendet në botë që kemi një ligj të ashpër. Këtë duhet ta prnaojmë. Dekriminalizmi nuk e do që të zgjedhim kandidatë me të shkuar jo të pastër. Që ti të drejtohesh e të thuash që PS ka indicie të vendosë kandidatë kështu, nuk besoj të ndodhë, as me PS, dhe me asnjë parti tjetër.

Vasjari: Nuk thashë fare për kandidatë.

Vishaj: Vlora është nga bastionet që një njeri e njeh shumë mirë kush është i dënuar. Unë jam i ligjit.

Vajsari: Të flasim për ligjin kur të duash, por këtu po flasim për politikë.

Vishaj: Mos e ngrij zërin, të lutem.

Manja: Je jashtë objektit të bisedës.

Vasjari: Nuk po flas për kandidatë, nuk i zura fare në gojë. Thashë që persona të tillë po përfshihen në fushatë.