Ambasadorja Yuri Kim në orët e vona të natës i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh se s’ka nevojë t’i tregojnë detyrat.
Një përplasje kjo në distancë që ka nisur pas thirrjes që bëri pak ditë më parë ambasadorja e SHBA për të kaluar në vetting kandidatët për deputetë.
Kim ka reaguar sërish dhe përforcon thirrjen e saj se kjo nuk duhet bëhet se e kërkon një ambasador por sepse e kërkon ligji shqiptar. Në një postim në Twitter Yuri Kim shkruan se udhëheqësit duhet të pastrojnë listat, kjo sepse kërkohet nga ligji shqiptar, pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së, dhe kjo është një shenjë themelore e respektit për votuesit.
“Udhëheqësit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thanë kështu ose sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka bërë të qartë se korrupsioni është një përparësi. Ata duhet ta bëjnë atë sepse kërkohet nga ligji i Shqipërisë, pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së, dhe kjo është një shenjë themelore e respektit për votuesit”- shkruan ambasadorja në Twitter.