Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një shënimi në rrjete sociale, pas deklaratave që bëri kryeministri sot për të dhe programin ekonomik të PD.
Basha ndihet i “sulmuar” nga Kreu i Qeverisë, dhe sipas tij kjo bëhet vetëm sepse ai prezantoi planin përpara shqiptarëve.
Kreu demokrat shprehet i bindur se Rama nuk ka çfarë bën pas 8 vitesh dështim dhe se Shqipëria do të humbasë shumë nëse nuk largohet Rama. I bindur shprehet dhe për fitoren e thellë që do të marrë më 25 prill.
Postimi i plotë i Bashës:
Rama vendosi të më sulmojë sot personalisht vetem sepse unë prezantova këtë plan ekonomik para te gjithe jush.
Rama papritmas u kujtua të bënte edhe ca premtime të tjera boshe, a thua se ai tani është në gjendje të bëje atë që nuk e arriti dot ta bënte për 8 vjet me radhë.
Dua të jem i qartë:
Rama nuk bën dot asgjë pas 8 vjet dështimesh.
Shqipëria nuk do të arrijë dot asgjë nëse nuk largojmë Ramën.
Prandaj është qëllimi ynë që në këto zgjedhje, të largojmë Ramën në mënyrë që t’i sjellim Shqipërisë ndryshim dhe shpresë.
Në 25 Prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!