Familja e një të riu shqiptar që ka ndërruar jetë në Spanjë është tronditur, pas ekspertizës së bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Report Tv mëson se atij i mungonte zemra, e për pasojë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për “Shit-blerjen e paligjshme të organeve njerëzore”.
E gjitha nisi pas dyshimeve të vetë familjarëve, pasi panë se në trupin e pajetë të djalit të tyre Saimir Sula, kishte një të çarë në pjesën e zemrës.
Dyshimet u shtuan edhe më shumë, kur panë se në kartelën mjekësore të hapur nga spitali spanjoll nuk ishte specifikuar një asnjë rresht të saj se të riut 33 vjeç nga Tirana, i mungonte zemra.
Me mbërritjen e trupit në Tiranë, familja ka kërkuar ekzaminimin mjeko-ligjor të trupit, ku u konfirmuan dyshimet e familjarëve se Sulës i mungonte zemra.
Ky rast është referuar në Prokurorinë e Tiranës në 27 maj të vitit 2020, teksa mësohet se u është kërkuar ndihmë edhe nga autoritete spanjolle.
Report Tv mëson se këta të fundit, kanë sekuestruar kartelën mjekësore të Sulës dhe kanë vënë nën hetim 4 mjekë.
Të afërmit dyshojnë gjatë mjekimit në Barcelonë, 33-vjeçarit i është marrë zemra në rrethana dhe arsye ende të paqarta, çka ka bërë Prokurorinë e Tiranës të nisëhetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.