Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ishte njëri prej zërave të PE-së që reaguan ndaj kritikave të Kryeministrit Edi Rama adresuar Bashkimit Europian për mënyrën e shpërndarjes së vaksinave anti-Covid, duke lënë jashtë skemës vendet e Ballkanit Perëndimor.
Rama u pyet këtë të martë në lidhje me këto deklarata të eurodeputetit gjerman.
“Janë ata që nxjerrin rrugëve të botës tër llafet e zeza. Duan të vijnë në pushtet me pseudo programe. Unë skam përgojuar BE. Kam thënë atë që po e thonë sot të gjithë. E dëgjoni se çfarë po thonë në BE dhe Presidentja e KE. Po përgojon Europën ajo? Pse unë kur nuk flas vetëm për veten time flas dhe për të gjithë.
E mbroj vetë BE më mirë se kushdo. Po qe puna për devocion për BE dhe rrugës ndaj BE dhe respektin ndaj BE. Ata flasin kështu se ushqehen nga Tirana dhe furnizohen nga këtu. Prandaj janë mësuar ata të flasin kështu.
Për kë flet ai? Në kafene është ai ? Në Bruksel apo Babrru? Ne nuk meritojmë të marrim vaksinën se nuk kemi dakordësi për zgjedhjet? Ne nuk meritojmë të vaksinohemi se nuk kemi rënë dakord për 5 Qershorin. Dëngla dhe dokrra. Di 1 Qershorin. Ça është 5 qershori?
Ç’punë ka këtu një koordinator i Parlamentit Evropian? Pse ca jemi ne këtu. Ta hamë barë dhe të mos flasim. E zgjas për shqiptarët në radhë të parë. Mos u jepni shumë zë disa që në vendin e tyre nuk i njeh njeri se kush janë. E na thonë se ku bie BE e ku është hëna. Nuk ndodh në asnjë vend.
Michael Gahler deklaroi përmes një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria i ka të qartë kushtet që duhet të pëmbushë për nisjen e negociatave të anëtarësimit dhe përgjegjësia për plotësimin e tyre është Qeveria.
“Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë Europiane as duke mohuar këto kushte, as duke përgojuar ndihmën e BE, as duke nënshkruar marrëveshje me shtete të treta që shkelin ligjet e BE”, shkroi ai.