Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas paralajmërimit të Bashkimit Evropian pas hapjes së ambasadës kosovare në Jerusalem.
Peter Stano përfaqësues i Bashkimit Evropian tha se ambasadat e vendeve të BE-s të vendosen në Tel Aviv.
“Pozicioni i BE-së për vendosjen e ambasadave në Jerusalem është i qartë, pra në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1980, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e shteteve anëtare të BE-së si dhe delegacionin e BE-së në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv”, tha ai për mediat kosovare.
Pas kësaj deklarate ka reaguar Vlora Çitaku e cila përmes një postimi në Facebook e ka quajtur hipokrizi deklaratën e Bashkimit Evropian.
“Hipokrizia ka emër. Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllave, Athinë, Bukuresht, Nikozia. Qe besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE. Kish qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE. Pastaj, a nuk është BE “neutrale” karrshi statusit të Kosovës a?! Nejse…Për viza nuk po foli ma mire”, ka thënë ajo.