Bashkimi Evropian ka shtrënguar kufizimet për vizitorët nga jashtë bllokut të hënën, duke lejuar udhëtarët të hyjnë vetëm nga vendet me shumë pak raste dhe disa variante më të lehta.
Diplomatët e BE thanë është rënë dakord në një takim në Bruksel mbi masat e reja për udhëtime nga vendet jo-BE, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Dokumenti përshkruan udhëzimet e mëposhtme të BE-së për udhëtimet jo-thelbësore:
”Shtetet anëtare të BE inkurajohen të japin hyrje vetëm nën standarde të rrepta dhe pa kufizime të tilla si karantina e detyruar. Vizitorët duhet të vijnë nga vendet me 25 raste COVID-19 ose më pak për 100,000 në 14 ditë, dhe shkalla e infeksionit është më e ulët se në të gjitha vendet e BE-së. Frenimet e udhëtimit duhet gjithashtu të futen me shpejtësi në vendet ku është zbuluar incidencë e varianteve më infektive të koronavirusit,”– thotë teksti.
Sipas këtij dokumenti vendi ynë bën pjesë në listën e vendeve të cilat i ndalohet hyrja në BE pasi pavarësisht popullsisë së vogël numri i të infektuarve i tejkalon 25 persona në 100 mijë banorë. Po ashtu dhe Kosova e cila edhe pse ditët e fundit ka patur një ulje të ndjeshme të të infektuarve sërsih e tejkalon numrin e parashikuar nga udhëzimet.
Marrëveshja vepron si një udhëzim për Shtetet anëtare, duke i lejuar ato të marrin vendimet e tyre përfundimtare mbi politikat specifike të kufirit. Disa vende anëtare të BE, të tilla si Gjermania, vendosin kufizime më të rrepta, por Belgjika ndalon udhëtimet jo-thelbësore deri në Mars, raportojnë mediat e huaja.