Kryeministri Edi Rama dhe mjekët e infermierët që ishin vaksinuar para disa ditësh kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës në stadiumin “Air Albania”.
“Stadiumi Air Albania – Cikli i dytë i vaksinimit për mjekët e infermierët e vijës së parë
Nis edhe cikli i parë për mbi 1000 të tjerë me dozat e reja, ndërkohë që në bazë të kontratës me Pfizer parashikohet nisja e vaksinimit brenda shkurtit për mijëra bluza të bardha
#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama në Facebook.
Para se të merrte dozën, kryeministri u pyet nëse kishte pasur efekte anësore apo temperaturë për dozën e parë.
Ai tha se gjatë kësaj kohe nuk kishte pasur asnjë efekt.
“Nuk kama pasur asnjë efekt, zero efekt, as temperaturë, asgjë”, tha Rama.
Ka nisur sot në stadiumin Air Albania cikli i dytë i vaksinimit për mjekët e infermierët e vijës së parë, si edhe cikli i parë për mbi 1000 të tjerë me dozat e reja.
Ndërkohë, në bazë të kontratës me Pfizer parashikohet nisja e vaksinimit brenda shkurtit për mijëra bluza të bardha, theksoi kreu i qeverisë.