Sytë ishin nga Partizani-Vllaznia, skuadrat kryesuese të kampionatit që u ndanë në barazim pa gola. Shkodranët ruajnë diferencën prej 9 pikësh me të kuqtë, ndërkohë që javën e ardhshme presin Laçin dhe do tentojnë të fitojnë dhe ta nxjerrin nga gara për titull.
Shkodranët e nisën me vrull ndeshjen me Partizanin, me Krymin që “kërcënoi” i pari dhe më pas Imeri. Alban Hoxha ishte shpëtimtari i “demave”, ndërkohë që më pas rastet ishin të pakta dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.
Në fraksionin e dytë të lojës të dyja skuadrat u ndëshkuan me kartonë të kuq, me Bitrin dhe Krymin që lanë skuadrat e tyre me nga 10 lojtarë. Mala iu afrua golit për Partizanin në minutën e 72-të, kurse në minutat shtesë balta shpëtoi Vllazninë. 0-0 dhe skuadrat ndanë nga një pikë.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 17
E diel, më 31 janar, ora 16:45
PARTIZANI-VLLAZNIA 0-0
Një pjesë e parë mjaft e luftuar, që u mbyll me rrjetat e paprekura ku rastet më të mira për shënim i kishte Vllaznia me anë të Krymit dhe Demir Imerit.
FORMACIONET
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Mala, Bardhi, Asani, Cordeiro, Çinari. Trajner: Ilir Daja.
VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Imeri, Krymi, Marku, Jonuzi, Isaevski, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric.