Një shqiptarë në Macomb County në SHBA i cili punonte si agjent pronash ka dalë përpara gjykatës për mashtrim të investitorëve në shumën prej 19 milionë USD të cilat i shpenzoi për të përmbushur vesin e bixhozit përmes Michigan Lottery.
Top Channel duke i referuar medias amerikane raporton se bëhet fjalë për shqiptarin Viktor Gjonaj, 43 vjec banues në Shelby Township, ndaj të cilit prokuroria ngriti akuzat e mashtrimit.
Prokurorët federal pretendojnë se shqiptari blinte çdo javë bileta të lotarisë Daily 3 dhe Daily 4 Michi në shumën 1 milion.
Krahas kësaj akuze Gjonaj sipas Securities and Exchange Commission akuzohet si dyshuar për mashtrim të anëtarëve të komunitetit Shqiptaro- Amerikan në shumën e 26.4 milionë dollarë të cilat po ashtu i shpenzoi për blerje biletash lotarie.