Myrto Uzuni ka gjetur më në fund ritmin e tij në kampionatin hungarez të futbollit, duke shënuar javë pas jave tashmë me skuadrën e Ferencvarosh. Sot, sulmuesi shqiptar ka qenë përsëri protagonist me skuadrën e tij, duke shënuar për ndeshjen e tretë radhazi.
Në takimin kudnër Kisvarda, Ferencvaroshi luante për të ruajtur distancën ndaj një prej skuadrave që e ndjek në renditje. Një mison i përmbushur përgjysëm nga skuadra e cila kryeson kampionatin në Hungari, pasi sfida është mbyllur në barazim 1-1.
Golin për Ferencvarosh e shënoi pikërisht Uzuni në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, duke barazuar rezultatin e kësaj ndeshje.
Ky ishte një gol i rëndësishëm për klubin por edhe për vetë lojtarin, i cili çoi në 5 bilancin e rrjetave të tundura në këtë kampionat, duke hyrë tashmë në listën e 10 golashënuesve më të mirë të kampionatit në Hungari ku futbollisti që mban vendin e parë ka shënuar 9 gola.