Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Devoll dhe takimit me qytetarët ka publikuar foto nga takimi në facebook-un e tij. Në to nuk kanë munguar replikat me komentuesit ku një qytetar i shkruan se pse del me rroba gjumi.
Kryeministri nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje duke thënë se ai duhet të jetë pjesë e skuadrës së Bashës, dhe nëse jo të shkojë të bashkohet me ta.
Qytetari: O i nderuar ca është kjo veshje kështu më qafsh. Po kur zgjohet robi nga gjumi i heq rrobat që fle gjumë para se të dali jashtë
Rama: Të duken rroba gjumi ty rrobat sportive vëlla? Do jesh nga ata të skuadrës së Lulit ti, që luajnë gjumrash ose nëse s’je shko prezantohu atje se hyn në formacion direkt me këtë lidhje që paske me gjumin. Jo ore, dmth gjumashët flenë ngaqë s’kanë pjatë përpara eee? Nuk e kuptoj si i pjell mendja replikat e disave këtu, që vetëm për të kundërshtuar nuk dine çfarë pa flasin