Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga dita e hënë do fillojë furnizimi me vaksina anticovid nga Pfizer
“Ne kemi një trup mjekësh dhe infermierësh që është realisht për t’u respektuar dhe ka një hendek të madh midis realitetit të punës të mjekëve dhe infermierëve. Në mënyrë të konsiderueshme nga eksperiencat e këqija të së shkuarës, siç ishte rasti i sanitares një nga rastet më të neveritshme, nuk mund ta rrezikojnë punën e mjekëve.
Për sa i përket vaksinës ju po e ndiqni se ca po ndodh në Europë dhe vështirësitë që kanë vendet për të garantuar vaksinën për shkak se kompania Pfizer ka bërë një ndalim me arsyetimin për të rritur prodhimin. Është e kuptueshme se gjithë planeti kërkon vaksinë dhe raporti i prodhimit dhe kërkesës është i madh.
Arritëm të kemi një kontratë me Pfizer, sa i përket Covax që kemi paguar 4 milionë dollarë nuk dihet se kur do të vazhdojë. Nuk i patëm në kohë vaksinat, por kemi marrë konfirmimin që do të fillojë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë. Do të fillojmë në një sasi më të vogël sesa ajo që premtuam. Nuk e kemi lënë vetëm në dorë të Pfizer, jemi drejt finalizmit të kontratës me AstraZeneca. Planin e kemi me tre skenar. I pari do ta kryejmë për 14 muaj, është një vaksinim specifik, nuk është njëlloj si vaksinat e gripit. Skenari i tjetër është 18 muaj, skenari tjetër është 22 muaj”, shprehet Rama.