osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Amerikanët të vendosur për ndëshkimin e Llallës: Monitorim total seancës së parë gjyqësore! Ish-Kryeprokurori nis manovrat e zvarritjes

Amerikanët të vendosur për ndëshkimin e Llallës: Monitorim total seancës së parë gjyqësore! Ish-Kryeprokurori nis manovrat e zvarritjes

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur dje procesin gjyqësor ndaj ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Dje u mbajt seanca e parë gjyqësore ndaj tij, për akuzën e fshehjes dhe mosdeklarimit të saktë të pasurisë.

Por seanca ka nisur me përplasje mes avokatit të Llallës dhe trupës gjykuese. Së pari avokati ka kërkuar që procesi ndaj klientit të tij nuk duhet të vijojë, pasi ai ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe duhet të pritet vendimi i saj. Nga ana tjetër ai ka bërë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka nga trupa gjyqësore.

Kërkesa e tij do të shqyrtohet nga kreu i gjykatës dhe do të vendoset nëse do merret parasysh e pritet në seancën e datës 3 shkurt të merret një vendim se si do të vijojë procesi gjyqësor. Por ajo që bie në sy është se gjyqi ndaj Llallës do të ketë vëmendjen e amerikanëve, dje në sallë kanë qenë përfaqësues të ambasadës, të cilët kanë monitoruar procesin nga fillimi deri në fund, ambasadorja pak ditë më parë e tregoi hapur se SHBA kërkon ndëshkimin e tij dhe u shpreh se ai vijon të jetë në listën e zezë të DASH si zyrtar i korruptuar.

Beteja e pronave

Hetimet ndaj Llallës u konkretizuan nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në vitin 2018 kjo prokurori vendoi që të sekuestrojë pronat e ish-kryeprokurorit, pasi në atë kohë dyshohej se ato ishin përdorur në një skemë pastrimi parash.

Llalla blinte toka me çmim shumë të lirë dhe në harkun e një kohe të shkurtër i shiste me çmim shumë më të lartë. Pas shkrirjes së kësaj prokurorie frenat i mori në dorë SPAK, i cili mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë për akuzën e fshehjes së pasurisë.

Gjykata pranoi dosjen, por hoqi sekuestron e pronave. Por SPAK iu drejtua Apelit dhe pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të rikthejë sekuestron për pronat e tij dhe të kalojë dosjen për gjykim, por kjo nuk është pranuar nga Llalla. Përmes përfaqësuesit të tij ligjor ai i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë. Llalla kundërshton sekuestrimin preventiv të pronave. Tashmë do jetë Gjykata e Lartë ajo e cila do të vendosë nëse do ketë apo sekuestrim pasurie për ish-kryeprokurorin.

Raportet me SHBA

Gjatë vitit 2019 Llalla nisi tentativat për të lobuar në SHBA me qëllim që të hiqej nga lista e zezë. Llalla punësoi në fillim të 2019 studion ligjore “Sher Tremonte LLP” për të kundërshtuar vendimin e Departamentit të Shtetit, i cili i ka ndaluar ish-kreut të akuzës hyrjen në SHBA për shkak të dyshimeve për përfshirje në korrupsion.

Sipas të dhënave të deklaruara nga “Sher Tremonte LLP” për periudhën 1 janar – 31 mars 2019, Llalla ka paguar afërsisht 10 mijë USD në tarifa dhe shpenzime për studion ligjore amerikane. Me zyra në “Broad Street” të Manhatanit –zemra e distriktit financiar të Nju Jorkut, “Sher Tremonte LLP” është një studio ligjore e specializuar në përfaqësimin e kompanive në konflikte tregtare komplekse si dhe probleme ligjore që lidhen me të ashtuquajturit “jaka të bardha”.

Në datën 4 mars 2019, e përfaqësuar nga juristët Michael Gibaldi dhe Michael Tremonte, studio ligjore amerikane u regjistrua në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA si kompani lobimi për ish-Prokurorin e Përgjithshëm. Por edhe pas 2 vitesh Llalla vijon të ketë telashe me SHBA, duke mos dalë dot nga lista e zezë.