I ashtuquajturi “djalli mr brirë” pro Trump, Shamani QAnon, i cili u bë i famshëm pasi ishet ndër ata që udhëhoqën sulmin ndaj Kongresit amerikan më 6 janar, tashmë i arrestuar, ka befasuar me gadishmërinë e treguar që të jetë dëshmitar në një gjyq për shkarkimin e ish-Presidentin muajin tjetër.
Shamani, emri i vërtetë Jacob Chansley, tha përmes avokatit të tij, Albert S. Whatley, se ai do të ishte i hapur për të marrë pjesë në gjyq dhe për të dëshmuar kundër presidentit.
Chansley, thotë Whatley, ishte “tmerrësisht i fiksuar” ndaj Trump-it, por tani ndihet “sikur presidenti ta ketë tradhtuar atë’, pasi ky i fundit nuk i dha falje atij dhe protestuesve të tjerë.
Chansley është në mesin e disa protestuesve të Capitol-it që i kanë kërkuar Trump falje presidenciale por nuk e kanë marrë atë në ditët e fundit të administratës.
Chansley pretendoi se kishte ardhur në Capitol me “kërkesë të presidentit” kur ky i fundit ftoi të gjithë patriotët që “të vinin në Uashington më 6 janar.”
Gjyqi i shkarkimit të Trump-it është vendosur të fillojë në 8 shkurt.
Michael Sherwin, një avokat amerikan nga Distrikti i Columbia-s, i tha BBC se FBI kishte identifikuar rreth 400 të dyshuar dhe arrestuar 135 persona, disa prej të cilëve thanë se duke marrë pjesë në rrethim, ata besuan se po ndiqnin urdhrat e Trump-it.
Chansley përballet me akuza për sjellje të keqe, hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në hapësira të paautorizuara brenda zonës së Capitol-it.