osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Misteri: Kush është mjeku që do takonte në Shqipëri biznesmeni i zhdukur italian?!

Misteri: Kush është mjeku që do takonte në Shqipëri biznesmeni i zhdukur italian?!

Kush e ka takuar Davide Pecorelli-n, sipërmarrësin italian të zhdukur në Shqipëri që prej 6 Janarit? Kush kanë qenë kontaktet e fundit të Davide-s?

Çfarë do të bënte ekzaktësisht në Pukë, aty ku u gjet makina e tij e djegur tërësisht? Për të mësuar më shumë, mediat italiane shkruajnë se prokurori i Perugia-s, Giuseppe Petrazzini ka marrë në pyetje partneren e tij shqiptare, ashtu sikurse edhe ish-bashkëshorten italiane, ndërsa pak ditë më parë autoritetet ushtruan kontroll në banesën e tij në Selci Lama.

Organi i akuzës po përpiqet që të rindërtojë me ekzaktësi lëvizjet e 45-vjeçarit, sidomos ato të 6 Janarit. Autoritetet po përpiqen gjithashtu të kuptojnë cilat ishin miqësitë e tij në Shqipëri dhe kontaktet që kishte arritur të krijonte, mbi të gjitha gjatë muajve të fundit.

Mbetet gjithashtu për të qartësuar gjendjen financiare të ndërmarrjeve të Pecorelli-t, për të kuptuar më mirë arsyet e udhëtimeve të shpeshta mes Alta Valle del Tevere dhe Tiranës.

Nga Shqipëria nuk ka zhvillime të reja. Edhe përgjigja e ADN-së është shtyrë më të paktën 1 javë. Sipas mediave italiane, për ditë me radhë policia shqiptare ishte e bindur se bëhej fjalë për vetëvrasje, duke lënë mënjanë hipotezat e tjera.

Në të vërtetë, motivacionet e hetuesve në Tiranë nuk i kanë bindur kolegët në Perugia, thonë mediat fqinje, që pritet të analizojnë çdo detaj. Prokuroria italiane deri më tani është mjaftuar vetëm me hapjen e një hetimi që ka dy pista: zhdukjen e qëllimshme ose vrasje.

Përpara se të nisej për Shqipëri, Davide i kishte treguar një miku se në vendin tonë do të takohej me një mjek, në tentativë për t’i shitur një lazer të gjeneratës së fundit. Një tregti e cila do të kushtonte rreth 70 mijë euro.

Në realitet, policisë shqiptare nuk i rezulton që ky takim të ketë ndodhur, madje nuk është identifikuar as profesionisti që duhet të blinte teknologjinë e sipërmarrësit italian.