Ish-konkurrentja e “Për’puthën”, Tea, tashmë ka dalë si çift nga ky realityshow, bashkë me Andin, djalin që njohjen po e vazhdojnë jashtë dyerve të këtij spektakli.
Mediat shqiptare janë mbushur me lajme se ajo para Andit ka pasur një lidhje me gazetarin e njohur shqiptar, Enea Protopapa.
“Me Tean njihemi që nga koha kur kemi punuar së bashku. Kam përshtypjen se këto lajmet kanë marrë shkas nga një video në Youtube (pjesë nga emisioni).
Në momentin kur po flitej për dashurinë, ne po ndiqnim rastin te dy në studio dhe duke qene se na pëlqeu ajo çka po flitej, u pamë në sy… ama kjo ishte pa qëllime të tjera. Tea është supergocë dhe është me fat ai që e ka në krah”, tha Enea.
Madje, me shaka, ai tha se “lidhja” e tyre zgjati vetëm 10 sekonda.
“Lidhja”jonë zgjati 10 sekonda, aq sa zgjati shikimi”, tha Enea duke qeshur.
I pyetur se a mendon që Andi është zgjedhje e duhur për Tean, gazetari tha se përderisa e ka zgjedhur, kjo gjë nënkupton që është.
“Mendoj që po, duke e njohur Tean, jam i bindur se ajo është e aftë dhe di ta vlerësojë më së miri nëse personi me të cilin është duke u frekuentuar është i duhuri ose jo për të…dhe nëse e ka zgjedhur, do të thotë që është!”, tha ai.