Gjykata Supreme vendosi sot që të lerë jashtë garës liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin dhe disa kandidatë të tjerë për deputetë për shkak të dënimit.
Ai ka thënë se ajo datë do të jetë një referendum dhe fitorja e LVV quhet 61 mandate.
“Ne nuk e kemi këtë vendim, kur të na vjen në zyrën e VV-së do ta trajtojmë dhe do të shohim se çfarë hapash do të ndërmarrim. Qytetari është mbreti i Republikës, Republika nuk mund të ketë sundimtar. Qeveria jonë do të jetë Qeveri e cila i shërben qytetarit. Më 14 shkurt le ta kemi referendumin i cili punët e mira të pranverës 2020 na i vazhdon. Dilni në zgjedhje secili, ama bash secili sepse fitorja jonë quhet 61 deputetë”, ka thënë Kurti.
Por çfarë ndodh nëse partitë nuk i heqin kandidatët e dënuar nga lista?
Duke qenë se partitë nuk e kanë shfrytëzuar afatin për zëvendësimin e kandidatëve që patën probleme me ligjin, listat e tyre do të jenë minus këta kandidatë.
“Nuk certifikohen ata kandidatë që nënkupton se listat e atyre partive janë minus ata kandidatë. Për shembull lista certifikohet, por partia ka të drejtë të dërgojë sa të do kandidatë për deputet, por konsiderohet se i ke në garë ata kandidatë që s’kanë probleme me ligjin.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i qartë dhe ai duhet të respektohet”- tha ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.