Ish-kryetarja LSI-së në Bashkinë e Përrenjasit, Miranda Rira ka reaguar pas lajmeve për nisjen e hetimeve të SPAK në adresë të saj për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Në një reagim në Facebook, Rira shprehet se kjo është lojë e Taulant Ballës dhe njerëzve të tij në prokurorin e Rilindjes.
Reagimi i plotë
“Taulant Yarisi vazhdon luftën e tij të ulët politike kundra meje, prej më shumë se 3 vitesh tashmë!
Me kuç e me maç, me media ta paguara e pazare të fëlliqura, përpiqet të hedhë baltë mbi figurën time, integritetin dhe profesionalizmin tim!
Taulant Toyata Yaris,
Ti nuk e kapërdin dot faktin që unë nuk të lejova të futësh hundët dhe duart në bashkinë e Prrenjasit dhe të më përdorësh mua, siç bëre me kryetarët kukulla të bashkive të tjera, prandaj ta vura kufirin në Bushtricë!
Ti nuk e kapërdin as faktin që unë nuk e lejova mikun dhe vëllain tënd, Mond Bego të bënte gurore në Prrenjas, pa asnjë lloj leje dhe vetëm për faktin se të kishte bërë ty fushatën e 2013-es(akoma ruaj sms e tua ku thoje se e ke mik dhe vëlla)!
Ke më shumë se 3 vjet që merresh me një investim të munguar të Prrenjasit, një fushë sporti, financimin e së cilës nuk e pengove dot, as te kryetari yt i partisë dhe as te ministrja Nikolla! Tentove disa herë ta sabotosh projektin e fushës së sportit, duke përshirë firma ndërtimi pranë vëllait tënd, duke shtyrë afatet e prokurimit dhe përdorur KPP (komisionin e prokurimit publik), me një vendim qesharak që ù rrëzua nga Gjyjata e Shkallës së Parë, e cila i dha të drejtë bashkisë dhe mua si Autoriteti Kontraktor!
Taulant Yaris Balla, meduza e Elbasanit, e ka kthyer prokurorinë e Elbasanit në celulë sulmesh të ulëta politike! Ai që kryeson listën e parave të pista, të Ndragetës, të korrupsionit dhe krimit në Elbasan, është ai i cili nuk më intimidon dot!
Me urdhër të Tao Yarisit, prokurori K. Ajazi, vëllai i këshilltarit të Taos, Besjan Ajazi, njëherësh kandidat për deputet i Rilindjes në Gramsh, vihet në shërbim të bandës së krimit mavi! I bëj thirrje KLP (Këshillit të Lartë të Prokurorisë), të veprojëdhe të marrë masa ndaj prokurorëve të ndikuar politikisht!
Tao Yaris, nëse deri tani kam qenë 12 orë në ditë ne terren sepse i jam përkushtuar 2 vajzave të mia të vogla, tani do të më kesh 24 orë në 7 ditë të javës, me njerëzit, që data 25 Prill të jetë dita e referundimit dhe e shporrjes së bandave të krimit në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë!
Taulant, edhe njëherë po ta përsëris nuk më intimidon dot, as me media të blera dhe as me prokurori politike!!
Mua do të më kesh përballë jo vetëm në Prrenjas por në të gjithë Elbasanin, që ti e ke kthyer në strofkullën e krimit dhe përfitimit duke masakruar pyjet e Stravajt dhe Sterblevës, duke shkatërruar natyrën, duke marrë përqindje e përfituar tendera, duke poseduar aksione në hece, fasoneri dhe aktivitete të tjera në gjithë bashkitë e qarkut!
Edhe 86 ditë ke nga afati i skadencës!
P.S. (post scriptum) Herës tjetër do të të bëj publike edhe të dhënat e makinës me të cilën ikën në Maqedoni..!”.