Pasuria e Bashës para se të futej në politikë është vërtetë e madhe, pasi në vitin 2005 ka deklaruar 224.818 euro, 319.000 dollarë dhe 18 mijë dollarë aksionë në bursë.
Emisioni Opinion ka zbardhur pasurinë e tij, ku Basha ka deklaruar edhe troje në Tepelenë, apartament me vlerë mbi 231 mijë euro në Holandë, apartament me vlerë 205 mijë dollarë në Tiranë dhe shumë banesa të tjera në bashkëpronësi.
Në deklarimin e tij të parë Basha ka treguar edhe sendet me vlerë që ka patur në zotërim, ku bie në sy një pikturë me vlerë 6500 euro, orë dore 5200 euro, unazë me diamante 11500 euro dhe servis porcelani 6800 euro.