osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bilushi i Metës përgatit padi për Ramën për mos mbrojte të Kushtetutës

Bilushi i Metës përgatit padi për Ramën për mos mbrojte të Kushtetutës

Të dashur miq

Siç e keni vënë re, presidenti Meta ka ashpërsuar gjuhën ndaj Qeverisë dhe ka bërë thirrje për rrëzimin e saj.

Gjuha e përdorur nga presidenti është e qëllimshme dhe ka një objektiv politik.

Ajo synon të ngjallë një reaksion të ligjshëm nga pala tjetër dhe ata të kërkojnë të shkarkojnë presidentin.

Pas kësaj ne kemi planin B.

Por çfarë po ndodh?

Me ligësinë që e karakterizon, Edi Rama nuk është i shqetësuar fare që presidenti po shkel Kushtetutën dhe nuk reagon, duke lejuar që presidenti të sillet si palë.

Ketë e bën qëllimisht, pasi ai e di planin tone, nëse do kërkojë të shkarkojë Ilir Metën.

Por pavarësisht kësaj, ai do mbajë përgjegjësi që ka lejuar që presidenti të dalë nga pozicioni i tij mbi palët dhe të sillet si aktor politik.

Për këtë, kemi vendosur të ngrejmë një padi ndaj Edi Ramës, i cili akuzohet si më poshtë:

1-Ka destabilizuar postin e presidentit të Republikës duke e detyruar presidentin të kthehet në një militant partiak ekstremist.

Kjo krijon probleme për imazhin e presidentit dhe cenimin e integritetit të institucionit të Presidentit.

2-Me mos veprimin e tij për të mbrojtur Kushtetutën, ka lejuar që posti i presidentit të përdoret për luftë politike.

Duke mos vepruar ndaj Ilir Metës, për arsye se është frikacak, ai ka krijuar një precedent të keq në të ardhmen e këtij institucioni.

3-I ka krijuar shqetësime psikologjike dhe mendore presidentit në detyrë, i cili gjithë ditën vret mendjen se cila do jetë lëvizja e radhës e Ramës kundër tij, ndërsa ai nuk bën asnjë lëvizje.

Kjo ka krijuar një paqëndrueshmëri psiqike tek presidenti, duke dëmtuar imazhin e tij.

Për këto dhe disa shkelje të tjera të ligjit, e akuzojmë kryeministrin Rama se me mos veprimin e tij ka sjellë degradimin e institucionit të Presidentit dhe perceptimin e presidentit si njeri i rrjedhur.

Kërkojmë ndëshkimin e tij sipas ligjit.