Pasioni dhe përgjegjësia për punën janë detyra të respektuara nga elektricisti Xhemil Mezini, 57 vjeç, i cili në kushte të vështira të motit, ku bora arrin deri tek gjuri nuk e pengojnë të shkojë të rregullojë defektin në linjën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çajë në Kukës, për tu dhënë energji banorëve të zonës ku bora e rënë gjatë natës së mbrëmshme dëmtoi Linjën e TM në kabinën Shehlerë të Çajës!
57-vjeçari çan në këmbë dëborën që arrin deri tek gjysma e trupit në kushte shumë të vështira të motit për të riparuar defektin në mënyrë që të banorëve t’u rikthehet energjia elektrike.
Kjo video të shton edhe më shumë vlerësim për këta njerëz që gjenden gjithmonë në ndihmë të qytetarëve por edhe na risjell në kujtime filmin “Rrugë të Bardha”, dhe Dedën e famshëm që ngri në maj të shtyllës vetëm për të riparuar defektin në linjën telefonike.