Kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare feston sot 85 vjetorin e lindjes. Kadare ka lindur në Gjirokastër, më 28 janar 1936 dhe është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, akademik, ish-deputet dhe zv/kryetar i Frontit Demokratik.
Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.
Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.