osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhet programi ekonomik i PD, ja shtyllat ku do të mbështetet projekti i opozitës, nga taksa 9% tek heqja e asaj së karburantit

Zbardhet programi ekonomik i PD, ja shtyllat ku do të mbështetet projekti i opozitës, nga taksa 9% tek heqja e asaj së karburantit

Ndërsa na ndajnë edhe rreth tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, demokratët duket se kanë gati alternativën e tyre për qytetarët shqiptarë.

Gazeta ka mësuar se grupi i ekspertëve të ekonomisë në Partinë Demokratike pas një pune 1-vjeçare në bashkëpunim me ekspertët gjermanë të CDU-së, kanë dorëzuar në tryezën e Lulzim Bashës planin përmes të cilit ai do të kërkojë votëbesimin e shqiptarëve për të qenë në krye të vendit për 4 vitet e ardhshme. Kështu, ekonomia do të jetë shtylla kryesore e programit të demokratëve.

Ndryshimi për Lulzim Bashën duhet të nisë nga taksat. Demokratët propozojnë që të ulet barra për biznesin nga 15 në 9% përmes taksës së sheshtë. Por nëse do të marrë votëbesimin e shqiptarëve, Lulzim Basha ka premtuar se karburantin do ta paguajnë më lirë, pasi do të hiqet taksa mbi karburantin prej 24 lekësh.

Po ashtu, referuar programit ndërhyrje do të ketë edhe në skemën e sigurimeve shoqërore, të cilat demokratët premtojnë t’i ulin nga 24 në 18 për qind ku 9% të vlerës do ta paguajë punëdhënësi dhe 9 për qind do të jetë detyrim i punëmarrësit. Demokratët janë të bindur se falë menaxhimit që do t’i bëjnë kompanive shtetërore të energjisë, do të mundësojnë uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe biznesin.

Ndërkohë sipas programit, që lehtësira pritet të ketë edhe për bizneset e huaja që do të kenë interes për të investuar në Shqipëri. Një prej pikave kryesore të programit ekonomik të demokratëve pritet të jetë edhe vendosja në filtër e të gjithë koncensionarëve dhe kontratave të partneritetit publik privat nga viti 2005 kur qeverisnin vetë demokratët dhe kryesisht kontratat e dhëna gjatë 8-vjeçarit të fundit nga mazhoranca e majtë.

Përmes ligjit antimafia demokratët janë të bindur se të gjithë koncesionet korruptive do të zhbëhen dhe shqiptarëve do të mund t’u rikthehen paratë e marra përmes kontratave abuzive. Nga ana tjetër, një prej sektorëve që do të vlerësohet si prioritar në programin e demokratëve është edhe ai i arsimit. Lulzim Basha është zotuar se si kryeministër ndër vendimet e para që do të marrë është anulimi i ligjit të arsimit të lartë.

Gazeta ka mësuar se PD parashikon në programin e saj dyfishim të buxhetit për arsimin, ndërkohë që do të ketë mbështetje financiare për çdo student që vjen nga familje me të ardhura mujore më pak se 64 mijë lekë në muaj. Për të krijuar një frymëmarrje në tregun e punës, demokratët parashikojnë në program që të mbështesin financiarisht 10 mijë studentët më të mirë për çdo vit akademik.