osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përçahen partitë e dala nga PD, Murrizi e Hajdari të vetëm në zgjedhje, bashkëpunimi Patozi-Topalli ende larg, FRD e Topit në humnerë

Përçahen partitë e dala nga PD, Murrizi e Hajdari të vetëm në zgjedhje, bashkëpunimi Patozi-Topalli ende larg, FRD e Topit në humnerë

Partitë e reja të dala nga gjiri i Partisë Demokratike duket se do të jenë të ndara në zgjedhje. Edhe pse u fol për një bashkëpunim mes Myslim Murrizit, Rudina Hajdarit, Jozefina Topallit dhe Astrit Patozit, gjasat që kjo të ndodhë janë pothuajse zero.

Lëvizja Demokratike e Myslim Murrizit e ka vendosur që do të shkojë e vetme në zgjedhje duke mos pranuar aleanca me partitë e tjera, qoftë me partitë e vjetra apo edhe me të rejat. Ka qenë vetë Murrizi, i cili në disa intervista e ka bërë të qartë që nuk pranon koalicione me dy ish-funksionarët e lartë të Partisë Demokratike. “Nuk do doja që LDSH të kishte brenda listës së saj individë që mbajnë mbi shpine zullumet e qoftë të qeverisjes së PD qoftë edhe të PS.

Konkretisht e kam fjalën për çdo pushtetar të mundshëm që ka qeverisur këtë vend dhe ka qenë në elitën vendimmarrëse politike të këtij vendi. Të mos na shfajësohen dhe të mos na bëhen si engjëj në prag zgjedhjesh”, është shprehur Murrizi. Por vetë brenda partisë së Murrizit janë dhënë disa sinjale ndarje pasi Halit Valteri u përfol se do të ishte pjesë e LDSH, por si duket devijoi. Valteri tha se ende nuk e ka vendosur se me cilën forcë politike do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Për momentin nuk e kam ndarë ende se në cilën parti do të kandidoj. Unë vetë e kam krijuar Lëvizjen për Ndryshim me të tjerët por ende nuk e kam vendosur. Nëse do të gjej gjuhën e duhur do të siguroj mandatin në Qarkun e Tiranës. Nuk është problemi të gjesh një forcë politike për të kandiduar. Kam pasur oferta nga të gjithë”, tha Valteri.

Gjithashtu edhe kryetarja e Nismës Thurje, Rudina Hajdari është shprehur më herët se nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni, pra do të kandidojë si parti e vetme. Ndërkohë një tjetër parti që ka dalë nga PD është FRD me kryetar Bamir Topin, e cila duket se ka përfunduar në humnerë sepse nuk ka as anëtarë dhe flitet se nuk do të kandidojë as në zgjedhje.

Aleanca Topalli-Patozi

E vetmja aleancë që shihet në horizont është ajo mes Astrit Patozit dhe Jozefina Topallit, por dhe kjo ka shumë pikëpyetje. Megjithatë Topalli është shprehur se ka diskutuar me Patozin duke patur qëllime të përbashkëta, nuk është vendosur ende nëse do të dalë me Patozin në lista të përbashkëta.

Këtë gjë e ka konfirmuar dhe Patozi ku u shpreh se negociatat me Topallin për të dalë bashkë në zgjedhje nuk janë mbyllur ende duke preferuar të mos japë detaje se pse nuk po mbyllet. Si Topalli ashtu dhe Patozi kanë pikëpamje dhe qasje të ndryshme në lidhje me kandidimet. Patozi është shprehur se mënyra se si funksion partia që ai drejton është ndryshe nga partitë kryesore, përfshirë këtu edhe Partinë Demokratike.

“Pazari që po bëjnë në partitë e tjera është e kundërta jonë. Ai që kandidon i pari do të jetë i barabartë me atë që do të jetë i 39-i i listës. Nëse ai që është i 39-i në listë merr më shumë vota se unë që jam i pari, ai hyn në parlament”, është shprehur Patozi.

Topalli ka deklaruar se do të garojë në 4 qarqe, sidomos në Tiranë dhe në Shkodër. Nëse këto dy parti bëhen bashkë, gjasat që të kemi dy mandate deputeti janë të ulëta, prandaj sipas burimeve do jetë shumë e vështirë që të kemi një marrëveshje sa i takon renditjes në Tiranë. Mbetet të shihet, por e sigurt është që partitë e reja nuk do bëhen dot bashkë. /ALEKSANDRA HOXHAJ