osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

DASH zbardh planet për Shqipërinë, gjatë 2021 luftë korrupsionit dhe fuqizim të BKH, neni për bllokimin e vizave mbetet në fuqi

DASH zbardh planet për Shqipërinë, gjatë 2021 luftë korrupsionit dhe fuqizim të BKH, neni për bllokimin e vizave mbetet në fuqi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të kenë prioritet reformën në drejtësi edhe gjatë vitit 2021. Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar detajet e fundit mbi fondet që do të japë SHBA gjatë 2021 për vendet partnere, përfshirë dhe Shqipërinë.

Në buxhet bëhet me dije se 1.7 milionë dollarë do të shkojnë për Shqipërinë në funksion të luftës ndaj korrupsionit. “Financimi do të shkojë për të forcuar sistemin e drejtësisë; për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, për të forcuar shoqërinë civile dhe median; të promovojë transparencën e qeverisë dhe për të luftuar korrupsionin endemik.

Fondet do të rrisin mbështetjet dhe programet që ndihmojnë në rritjen e ndikimit amerikan dhe luftimin e ndikimeve malinje. Programi mbështetës do të ndihmojë Shqipërinë që të luftojë korrupsionin, sundimin e dobët të ligjit dhe të nxisë efektivitetin institucional”, janë disa nga qëllimet e SHBA për vendin tonë. Një hapësirë e madhe i kushtohet sigurisht reformës në drejtësi.

DASH shprehet se përmes USAID dhe ambasadës së SHBA do të ndihmohet që Byroja e Hetimi të jetë funksionale. Ndërkohë mbështetje do të ketë padyshim për Prokurorinë e Posaçme. “Programet e SHBA do të ndihmojnë në përgatitjen profesionale të prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe në rritjen e pavarësisë së tyre nga politika, duke zhvilluar trajnime dhe duke përdorur mekanizma mbikëqyrjeje.

Ndihma do të fokusohet te reforma në drejtësi, duke mbështetur institucionet e sapokrijuara, duke përfshirë Prokurorinë e Posaçme, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, me qëllim ndjekjen penale dhe gjykimin e krimit të organizuar dhe të zyrtarëve të korruptuar”, thuhet në dokument.

Bllokimi i vizave

Me miratimin e buxhetit të ri të SHBA, është vulosur dhe lënia në fuqi e përcaktimit për bllokimin e vizave. Sesioni 7031(c), është ai i cili i jep të drejtë Sekretarit të Shtetit që të shpallë non grata këdo që mendon se është i korruptuar dhe që ka prova kundër tij. Ky përcaktim është futur pikërisht në ligjin për buxhetin dhe ai duhet që çdo vit të rinovohet. Por ai edhe gjatë 2021 do jetë në fuqi çka do të thotë se pushtetarët shqiptarë të zhytur në korrupsion mund të shpallen non grata nga Sekretari i Shtetit.

“Zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e familjes së tyre, për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se janë të përfshirë në korrupsion, përfshi dhe për nxjerrjen e burimeve natyrore, apo shkeljen e të drejtave të njeriut, u ndalohet hyrja në SHBA. Sekretari informon gjithashtu publikisht ose privatisht zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e afërt të familjes, për të cilët ka informacion të besueshëm, nëse kanë aplikuar për vizë”, thuhet në këtë nen.

Seksioni 7031(c)

Origjina e seksionit 7031(c) vjen nga përvetësimet e Buxhetit 2008, kur Kongresi u përpoq të identifikonte dhe të bënte të pavlefshëm për hyrje në SHBA, kleptokratë të huaj të përfshirë në praktika korruptive të nxjerrjes së burimeve natyrore.

Kongresi zgjeroi kompetencat në lidhje me zyrtarët e huaj të përfshirë edhe në “shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”. Në direktivën FY2015, Kongresi qartëson se përcaktimet e Seksion 7031(c) mund t’i bëhen publikisht ose privatisht personave të prekur nga masat, kurse udhëzimet e “Global Magnitsky” janë të kufizuara për ata që janë të përfshirë direkt ose indirekt në akte korrupsioni ose abuzim me të drejtat e njeriut.