Prej 8 vitesh në krye të qeverisë në vendin tonë është një piktor, kryeministri Edi Rama. Një bashkëjetesë mes dy profesioneve që në jo pak raste ka ngjallur mjaft debate.
Piktori dhe pedagogu, Vladimir Myrtezai deklaron se Edi Rama është një zë luftarak me një temperament të lartë, që i shkon një artisti. I ftuar në emisionin “Refleksione”, Myrtezai shprehet se Edi Rama është një njeri që eksperimenton në politikë duke e përdorur si instrument vetjak.
“Edi Rama për mendimin tim është një zë përmbysës për vitet ‘90, është një zë luftarak me një temperament të lartë, që i shkon një artisti. Dhe nuk ma merr mendja se është një njeri që eksperimenton në politikë duke e përdorur si instrument vetjak.
Është një politikan me stomak, me një historik atipik, por të suksesshëm. Unë i besoj kësaj lloj natyre, sepse pavarësisht se është artist jemi me fat që kemi në krye të qeverisë një njeri me shije,” deklaroi ndër të tjera Myrtezai.