Shënim mbi situatën e sportit në vend
Flamurtari iu ka mbi 1.5 milionë euro borxhe, ish futbollisteve dhe trajnereve.
Vllaznia e Shkodres mbi 1.1 milione
Besa e Kavajes, shyqyr nuk ka borxhe, por edhe po te kishte, do mund t’i shlyente. Mjafton ta jape fushën e stadiumit ne perdorim te barinjte per te kullotur bagëtite dhe nxjerr lekë.
Tirana ka vite qe nuk ka llogari bankare, se ia ka bllokuar permbarimi per borxhet.
Partizani ka 4 vite qe ka nisur te beje dy fusha stervitje, qe kane mbetur akoma si qytet ilir.
Luftetari i Gjirokastres u shkri, siç po shkrihet vete qyteti. Mustaqet e Çerçizit kane mbetur.
Elbasani ku turku shkrin skrapin, ka nje ekip per skrap.
Kjo eshte gjendja e sportit. Sport me breke neper kembe, si ekonomia.
Do thote dikush: Po varja, se kemi Interin dhe Juven, qe i shikojme ne tv.
Pershendes rilindjen e sportit me pamjet nga kullota ne Kavajë!. Ai qyteti qe u rreshtua i pari per ndryshim…