Nënë e bijë në Librazhd kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit brenda një dite. Mësohet se nuk mundi që t’i mbijetonte sëmundjes Safete Leka 93 vjeç dhe Vera Hysa 71 vjeç.
E moshuara jetonte në një shtëpi me vajzën Verën dhe bashkëshortin e saj. Kjo e fundit ka qenë specialiste në ish-bazën e Bujqësisë Librazhd.
Pasi shfaqi shenja të koronavirusit, Vera u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku prej tre ditësh ndodhej në intubim. Pritet tashmë që trupi i saj i pajetë të dërgohet në Librazhd.
E para humbi jetën 93-vjeçarja, dhe pas katër orësh edhe e bija. Ndërkohë pozitiv për Covid-19 ka dalë edhe bashkëshorti i Verës. Para dy ditësh humbi jetën nga Covid-19 dhe një i ri 23-vjeçar nga Përrenjasi.