osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pëllumb Pipero infektohet me Covid pasi bëri vaksinën, gazetari: Tani do thonë ka injektuar ujë fiziologjik

Pëllumb Pipero infektohet me Covid pasi bëri vaksinën, gazetari: Tani do thonë ka injektuar ujë fiziologjik

Mjeku Pellumb Pipero rezultoi pozitiv me koronavirus dy javë pasi kishte bërë dozën e parë të vaksinës Pfizer dhe ishte duke pritur të dytën.

Nuk dihet ende nëse mjeku është infektuar rishtazi apo tamponi ka dalë pozitiv për shkak të vaksinës. Për të hequr këtë dyshim pritet një tjetër test pas 72 orësh.

Nisur nga situata e krijuar, gazetari Endri Xhafo ka parashtruar në Facebook disa pyetje, të cilat kërkojnë përgjigje për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me mjekun dhe çfarë po ndodh me qytetarët shqiptarë edhe me versionin e ri të koronavirusit.

Statusi i plotë i Endri Xhafos

Pellumb Pipero të shkuara! Uroj ta kalosh sa më lehtë! Ti që ke kuruar të tjerët, jam i bindur që do të dish të kujdesesh edhe për veten, ndonëse kjo dreq sëmundjeje është një lloj rulete ruse!

Por përtej shqetësimit njerëzor për një mjek, një të njohur, një mik të mirë të gazetarëve që s’ka thënë kurrë “jo” për të ndarë eksperiencat e veta profesionale me publikun, rasti yt është shqetësues për faktin se ti rezultove pozitiv 14 ditë pasi bëre vaksinën.

Tani gojët e liga do të thonë që të kanë injektuar ujë fiziologjik. Por unë nuk e besoj këtë; ti je aq i zoti sa të dallosh ç’ka shiringa dhe aq antikonformist sa të mos luash filmash. Frika që kam më vjen më shumë nga padituria shkencore: Çfarë ndodhi me ty?

Çfarë ndodhi me vaksinën? Pse nuk funksionoi te ty? Nga kushtet e ruajtjes? “Qimja e derrit”? Apo ndonjë variant britanik i virusit që mund të ketë hyrë në Shqipëri, e që ISHP s’e ka pikasur?

Sa i lartë është rreziku i infektimit edhe pas vaksinimit për bluzat e bardha, që janë shumë më të ekspozuara ndaj virusit? Po për qytetarët e thjeshtë?

A është efekt anësor i vetë vaksinës? Nëse po, çfarë shenjash klinike jep? A duhet të bëhet vaksina nga ata që e kanë kaluar koronavirusin?

Një anëtare e komitetit teknik të ekspertëve, ku edhe ti je anëtar, thotë “jo”. Një tjetër anëtare, thotë “po”.

Po, apo jo? A do të respektohet kalendari i të vaksinuarve të parë, që duhet të marrin tani dozën e dytë? Nëse Pfizer dhe AstraZeneca ngadalësojnë prodhimin, kur do të na vijë radha?

Para apo pas zgjedhjeve? Ka plot pyetje që më vijnë në mend tani, por po e mbyll me urimin që sinqerisht ta kalosh sa më lehtë e sa më shpejt, edhe nëse pyetja çfarë ndodhi me ty, nuk merr përgjigje. Tek e fundit, përpara shëndetit kush po pyet për të tjerat!