Zv.kryeministri Erion Braçe akuzoi disa analistë, duke thënë se po hedhin vrer ndaj qeverisë duke mos e njohur dosjen për përgjimet e antimafias
Ai tha se nuk ka asnjë përgjim që lidh anëtarët e kabinetit qeveritar me mafiozët e Ndranghetas.
“Kam dëgjuar analistët që hedhin vrer edhe pse nuk e kanë lexuar dosjen. Në atë dosje ka element shumë të rëndësishëm. Këta persona që flasin me njëri tjetrin të vënë në përgjim, nuk rezulton që të kenë kryer ndonjë aktivitet në Shqipëri në ato përmasa që pretendohet dhe në ato fusha që pretendojnë.
Qëllimi i këtyre që flasin është të goditet qeveria dhe mazhoranca. Disa prej këtyre analistëve unë i kam parë me kriminelë. Nga dosja nuk del asnjë bisedë e përgjuar mes këtyre mafiozëve dhe kryeministrit apo ndonjë pjesëtari të kabinetit qeveritar.
Janë 10 njerëz atje në Itali që merren me aktivitet kriminal dhe flasin me njëri tjetrin, por s’ka asnjë vendim që ata të kenë ngritur ndonjë aktivitet në Shqipëri”, tha Braçe për Report Tv.