osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

EKSKLUZIVE/ Një nga ”mafiozët” e përmendur në dosjen e Antimafias Italiane, takoi Lulzim Bashën dhe u dekorua nga Ilir Meta

EKSKLUZIVE/ Një nga ”mafiozët” e përmendur në dosjen e Antimafias Italiane, takoi Lulzim Bashën dhe u dekorua nga Ilir Meta

Gazeta Ekskluzive.al ka siguruar foton e një prej personazheve të përmendur nga Antimafia Italiane, Pier Ferdinando Casini, i cili më herët, në vitin 2014, shfaqet në një takim me kreun e PD Lulzim Basha, në selinë e PD në Tiranë.

Sipas informacioneve të gazetës, Pier Ferdinando Casini është pritur nga Lulzim Basha në selinë e PD më 20 tetor 2014, kur mbante postin e Kryetarin të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit italian. Në këtë takim Basha shoqërohet nga Tritan Shehu.

Senatori italian Pier Ferdinando Casini, përmendet në përgjimet si person që mund të ketë ndikim tek politikanët shqiptarë pasi i njeh shumë prej tyre nga afër. Për çfarë t’i ketë shkuar Casini vallë Bashës në zyrë?

E ky ndikim me sa duket ka lidhje edhe tek Presidenti Ilir Meta, i cili asaj kohe e ka dekoruar senatorin italian me dekoratën e lartë “Nënë Tereza”.

Ky titull u dha në një ceremoni të organizuar në Presidencë, ku ishin të pranishëm dhe kreu i PD, Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Madje, aq e fortë ishte miqësia me senatorin italian dhe Bashës, Metës dhe Berishës, sa ardhja e tyre në dekorimin e politikanit italian në media u trumbetua se ishte pikërisht Casini, që bëri sërish bashkë Metën me Bashën dhe Berishën.

Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh se Senator Casini, është një politikan i shquar italian e mik i provuar i Shqipërisë. Gjithashtu presidenti e quajti Casinin një nga mbështetësit më të palëkundur të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe të rajonit tonë.

“Mirënjohjen e sinqertë këtij politikani të shquar italian dhe evropian. Casini ka mbështetur fuqishëm zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe integrimin e saj euroatlantik. Mirënjohja jonë është veçanërisht e thellë për këtë politikan të moderuar simbol i dialogut, shembull i tolerancës e civilizimit. Casini përfaqësues europianist i bindur në vlerat e lirisë, drejtësisë e solidaritetit”, u shpreh Meta.

Casini ka ndikuar dukshëm e vazhdimisht në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Senatori Casini ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare e forcimit të marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë. Casini ka qenë mbështetës aktiv i angazhimit të Italisë në të gjitha operacionet humanitare në Shqipëri.”, thonte Meta asaj kohe.

Por me sa duket investimi i Casinit dhe politikanëve shqiptarë nuk ka qenë “veresie”. Pasi në një përgjim të Antimafias Italiane, publikuar nga gazeta La Republika, për senatorin Casini, i cili siç e tregon Meta “ka mbështetur fuqishëm zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe integrimin e saj euroatlantik”, shkruhet se është i vlerësuar në Shqipëri, edhe sepse është në Komisionin e Jashtëm.

“Gallo dhe Larussa, pëlqehen me njëri tjetrin, flasin të njëjtën gjuhë dhe bien dakort. Në radhë të parë për rolin që duhet të ketë Casini, i vlerësuar në Shqipëri, edhe sepse është në Komisionin e Jashtëm.

“Por duhet të kesh një marrëdhënie me politikanët atje, prandaj ky duhet të të krijojë një raport… me të cilin mund të arrihet shumë” citon përgjimet gazeta La Republika./Ekskluzive.al