Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me prezantimin e një sërë projektesh mjaft të rëndësishme që do të rilindin qytetin e Laçit.
“MIRËMËNGJES
dhe me Rilindjen e Laçit, ku po kryhet transplanti i zemrës së qytetit, falë një sërë projektesh nga një bllok i ri banesash me mbështetjen e qeverisë turke, tek blloku tjetër i banesave të reja, rikonstruksioni i banesave ekzistuese, shkollat e reja, spitali i ri, bashkia e re, si edhe infrastruktura e re nëntokësore e qytetit me financim të qeverisë shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.