Një tjetër skandal ka përfshirë politikën dhe strukturat e larta në Partinë Demokratike.
Mesazhet që do të lexoni më poshtë janë dërguar nga Roland Bejko, kryetari i PD-së në Gjirokastër, drejt një qytetari nga Memaliaj me iniciale Q.D.
Duket se mes qytetarin dhe Bejkos ka patur një konflikt virtual në rrjetet sociale, për shkak të një komenti. Kaq ka dashur që kandidati i Lulzim Bashës, që drejton edhe partinë në Gjirokastër të shpërthejë, të shajë rëndë dhe të kërcënojë me jetë qytetarin.
Roland Bejko është edhe profesor në Universitet privat, ku mëson brezat e rinj për politikën dhe administratën. Imagjinoni se çfarë u mëson Bejko.
Mesazhet janë denoncuar për Pamfleti.net.
Ja biseda mes tyre: