I ftuar në “After Party”, në Youtube të Luna Vjollcës, Ermal Mamaqi iu është përgjigjur mjaft pyetjeve pikante.
Gjatë intervistës, ai i ka bërë një dedikim publik bashkëshortes së tij, Amarda Toskës.
Ermali tha se nuk e imagjinon dot veten pa Amin në jetën e tij. “Amarda unë nuk mund ta imagjinoj dot veten time pa ty”, u shpreh ai.
I pyetur rreth xhelozisë, Ermali tregoi se bëhet më shumë xheloz për Amin, sepse ajo nuk ka arsye pse të bëhet xheloze për të.