Krahas vaksinave, shpresë në luftën kundër koronavirusit po japin edhe ilaçet. Një prej medikamenteve që po jep rezultat është metformina.
Nga studiuesit në Universitetin e Alabama në Birmingham (SHBA),vjen një zbulim në lidhje me përdorimin e ilaçit metformin për diabetin. Nëse përdoret para se personat të jenë diagnostikuar me Covid-19, do të shoqërohej me një ulje të trefishtë të vdekshmërisë në pacientët me diabet të tipit 2.
Studimi u botua në revistën “Frontiers in Endocrinology” dhe studioi 25,326 persona që kishin dalë pozitiv me Covid-19 në periudhën nga 25 shkurti deri në 22 qershor të vitit të kaluar. Nga 604 individë që rezultuan pozitivë për koronavirus, 311 ishin Afrikano-Amerikanë.
Shkencëtarët zbuluan se Afrikano-Amerikanët ishin 52% e atyre që dolën negativ. Në të kundërt, vetëm 36% e individëve pozitivë Covid i përkisnin popullsisë së bardhë Kaukaziane. Sidoqoftë, nuk u vërejt ndonjë ndryshim i rëndësishëm në vdekshmëri. 93% e vdekjeve ndodhën tek njerëzit mbi moshën 50 vjeç. Rreziku i vdekjes ishte i lartë për burrat, veçanërishtpër ata që vuanin nga hipertensioni dhe diabeti. Studiuesit kanë përqendruar kështu vëmendjen në trajtimin e diabetit më saktësisht, në insulinën dhe metforminë.
Sondazhi zbuloi se përdorimi i metforminës kontribuoi në një ulje të konsiderueshme të shanseve për të vdekur. Për më tepër, vdekshmëria prej 11% për përdoruesit e këtij ilaçi ishte dukshëm më e ulët sesa rreziku i vdekjes prej 23% për pacientët me diabet dhe jo të mjekuar me këtë ilaç.