osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Moska dhe Beogradi në alarm nga Shqipëria e Madhe, nisin sulmet nga frika e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën

Moska dhe Beogradi në alarm nga Shqipëria e Madhe, nisin sulmet nga frika e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën

Ideja e hedhur së fundmi për një bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë ka alarmuar Moskën dhe Beogradin. Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pak ditë më parë e shprehu hapur propozim për bashkimin e trojeve shqiptare dhe kjo gjë, ka shkaktuar reagime të forta në Serbi dhe Rusi.

Ministria e Jashtme ruse në Tiranë, ka reaguar përmes një deklarate sa i përket propozimit të ish-kryeministrit Haradinaj. Ministrja e Jashtme teksa ka cituar deklaratën e Haradinajt, u shpreh se ky është një tjetër provokim. Ndër të tjera, në deklaratën e ministrisë theksohet se kjo gjë kërcënon integritetin territorial të vendeve ballkanike.

“Kohët e fundit, një nga politikanët më të diskutueshëm shqiptarë të Kosovës, një ish-komandant R. Haradinaj tha se ai synon të kërkojë një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse ky pseudo-shtet i vetëshpallur nuk pranohet shpejt në Bashkimin Europian dhe organizatat ndërkombëtare, dhe Beogradi bën të mos njohin pavarësinë e Kosovës.

Po flasim për një provokim tjetër, të implikuar në ideologjinë e madhe shqiptare, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit”, thuhet në deklaratë. Ndër të tjera,

Ministria e Jashtme ruse theksoi se kjo gjë është e papranueshme, ndërsa thekson se lidhur me këtë nuk ka pasur asnjë reagim nga BE. Po ashtu, në deklaratë theksoi se është detyrë e BE që të bëjë dialog midis Beogradit dhe Kosovës përmes mandatit të ndërmjetësit. “Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht kështu duhet të interpretohet fjalimi i R. Haradinaj, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan.

Për fat të keq, nuk pati asnjë reagim të qartë ndaj këtij sulmi nga ana e Bashkimit Europian, i cili me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së është pajisur me mandatin e një ndërmjetësi në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe, siç e kuptojmë, duhet të marrë kujdesin që iniciativat radikale të njëanshme të mos heqin asnjë perspektivë nga zgjidhja paqësore dhe e drejtë e problemit të Kosovës”, theksohet në reagimin e ministrisë.

Reagon presidenti Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar sërish sa i përket deklaratës së Ramush Haradinaj për një bashkim kombëtar Shqipëri-Kosovë. Në një intervistë për mediat në Serbi, Vuçiç u shpreh se Haradinaj pret që të zgjidhet President në Kosovë dhe të vijojë me idenë e Shqipërisë së Madhe. Ndër të tjera, Vuçiç shtoi se Shqipëria e Madhe po përdoret si presion nga të huajt për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai vijoi më tej duke thënë se nuk shqetësohet për atë që thonë politikanët e Prishtinës, por frikësohet që edhe të huajt do t’i bëjnë presion Serbisë mbi këtë ide, ndërsa theksoi se Serbinë e pret një vit i vështirë. “Pres presion të madh ndaj Serbisë. Haradinaj pret që të zgjidhet president i Kosovës. Dhe atëherë ata do të vijnë me idenë e një Shqipërie të Madhe dhe pastaj do të na kërkojnë të njohim Kosovën, jo vetëm ata por edhe të huajt.

Ne po përballemi me një pranverë, verë dhe vjeshtë të vështirë, por ne do të luftojmë. Që nga viti 2012, ata kanë thënë që unë do ta tradhtoj Serbinë dhe do ta njoh Kosovën. Ishte e qartë për mua edhe pa deklaratat e tyre dhe unë i njoh shumë mirë. Serveri është ai që tha se ai e di mirë se çfarë dëshiron Vuçiç dhe çfarë nuk do, sepse ai e di se sa njeri i përgjegjshëm jam”, tha ndër të tjera presidenti Vuçiç. /SIDORELA BRAÇJA