osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndryshon ligji për pastrimin e parave, futen në skaner ambasadorët, familjarët dhe të afërm të politikanëve, nis gjurmimi i parave

Ndryshon ligji për pastrimin e parave, futen në skaner ambasadorët, familjarët dhe të afërm të politikanëve, nis gjurmimi i parave

Forcohen masat për pastrimin e parave. Shumë raporte ndërkombëtare kanë dhënë alarmin për pastrimin e parave në vendin tonë dhe për këtë arsye qeveria ka vendosur të marrë masa ligjore për të luftuar fenomenin në fjalë.

Por duket se një vëmendje të veçantë do të ketë edhe ndaj politikanëve që dyshohet se janë përfshirë në pastrim parash. Ministria e Financave ka vendosur të bëjë një sërë ndryshimesh në ligjin për pastrimin e parave, duke futur nene të rinj dhe duke ndryshuar shumë të tjerë. Në draftin e siguruar nga gazeta i kushtohet një rëndësi pjesës që flet për personat e lidhur politikisht.

Në ligj janë futur disa përcaktime të reja duke u fokusuar te të afërm dhe familjarë të politikanëve. “Anëtarët e familjes të personit të ekspozuar politikisht janë: bashkëshorti/ja, apo bashkëjetuesi/saj e një personi të ekspozuar politikisht; fëmijët dhe bashkëshortët/et e tyre, apo bashkëjetuesit/set , të një personi të ekspozuar politikisht; prindërit e një personi të ekspozuar politikisht”, thuhet në ligj.

Më tej bëhet e ditur se personat që njihen si bashkëpunëtorë të ngushtë të personave të ekspozuar politikisht në interpretim të këtij ligji janë: individët që kanë pronësi përfituese të përbashkët në persona juridikë apo organizime ligjore, apo çfarëdo marrëdhënie tjetër të ngushtë biznesi, me një person të ekspozuar politikisht; personat të cilët janë pronarët përfitues të vetëm të një personi juridik apo organizimi ligjor i cili dihet se është krijuar për përfitimin de facto të personit të ekspozuar politikisht; çdo person tjetër sipas përcaktimeve të dhëna në ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.

Ndërkohë interesant është fakti se në kategorinë e personave të ekspozuar politikisht do të futen dhe ambasadorët, të cilët nuk janë në ligjin aktual. “Në pikën 10, në fund të paragrafit të parë, prapa togfjalëshit “Në këtë kategori përfshihen” shtohet shprehja“ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë, si edhe””, thuhet në ligj.

Gjurmimi i parave

Në ligj janë futur një sërë rregullash të reja për të parandaluar pastrimin e parave në vend, duke rritur kufizimet për investime në ndërtim, tregti, vepra arti, etj. Kufizimi i parë janë qiratë. Çdo qira që kalon shifrën e 500 mijë lekëve në muaj do verifikohet.

“Në germën (h) pas togfjalëshit “që lidhen me blerje ose shitje të pasurive të paluajtshme” shtohet togfjalëshi “apo kur veprojnë si ndërmjetës në dhënien me qira të pasurive të paluajtshme, në lidhje me transaksionet për të cilat qiraja mujore arrin në vlerën e barabartë apo më të madhe se 500 000 Lek, pavarësisht nëse transaksioni kryhet në një transaksion të vetëm ose në disa transaksione të lidhura’”, thuhet në ligj. Në vende të ndryshme të botës bëhet pastrim i madh parash përmes verave të artit.

Edhe në Shqipëri janë marrë masa në këtë aspekt. “Në germën (k) pas numrit (v) shtohet numri (v/1), (v/2) me përmbajtje si vijon: “(v/1 ) shitblerjen apo ndërmjetësimin e veprave të artit, përfshirë kur kjo kryhet nga galeritë e artit apo shtëpitë e ankandeve, kur vlera e transaksionit të vetëm apo e transaksioneve të lidhura me njëra tjetrën është në vlerë të barabartë apo më të madhe se 1 000 000 (një milion) Lek, pavarësisht nëse transaksioni kryhet në një transaksion të vetëm ose në disa transaksione të lidhura’”, thuhet më tej. Në ligj bëhet e qartë se do verifikohet çdo person që kryen apo pranon para fizike mbi 1 milion lekë ose më shumë, pavarësisht nëse transaksioni kryhet në një transaksion të vetëm ose në disa transaksione të lidhura.