Nga Arben Papadhopulli
Ne e therrasim, Taqo Dhimitri, por emri i tij i madh eshte Dhimiter Anagnosti.
Nuk do te flas per artin e tij, pasi te gjithe ne, nen 85 vjec te ketij burri, duhet thjeshte te heshtim, te shohim artin e tij dhe te mos flasim fare. Thjeshte te reflektojme pa ze e dekorata, dhe te perpiqemi te ndjejme mbi vete peshen e hijes se madhe te mendimit dhe fiction’it te artit te tij.
Ky njeri ne kete foto, lindi 85 vjet me pare ne Vuno, Himare, dhe ka 85 vjet, qe me nje torbe te vogel (ate qe shihni ne kembet e tij ne kete foto), me rrobat e trupit dhe nje cader te thjeshte, se bashku me bashkeshorten, Rozen, plazhin e ben vetem ne Jale.
Ne vendlindjen e tij dhe te te pareve te tij, por qe tashme eshte epiqendra e destinacionit te harbimit turistik me emrin “Folie” keto kohet e fundit, dhe kryefjalen e babezize per toka e ndertime keto 10 vjet. Ka 85 vjet qe ka te njejtin riatual.
Ka pare me syte e tij qe nga plazhi bosh e mbushur me dhen e dhi, ka jetuar femijerine ne Molin e Kapajve ose cimenton sic e therrasim ne, Molin e Dukejve, ka pare ndertimin e Viles nga gjeneral Sheti, e ka zbritur ne konakun e familjes se tij ne Jal, sigurisht me kembe per dhjetra vjet, e deri tek tmerri i sotem ku nuk ka me vend per cadren e tij modeste, per te cilen i duhet edhe te debatoje ndonjehere me babezitesit e plazhit, pasi helbete, kush do ta njohe Taqo Dhimitrin tone?
Pronari i dekorates?
7 vjet me pare, e pjek ne Jal. Ky burre i mire kishte nje hall te madh, ish partia LSI e ketij dekoruesit te vockel, (dhe tashme e te shoqes se tij), kishte bere nje kamping ( aty eshte akoma meqe ra fjala) dhe i kishte zene shtegun per te vajtur ne Konakun 300 vjecar te familjes se tij, ne te cilin ai zbret cdo vit per te kaluar veren me plot gojen, ne Jalin e tij.
Si ta zgjidh kete hall te madh – me tha – mor Arben? Nuk di ku te shkoj, Dhe ne fakt ai nuk shkoi askund sepse nuk e ka zakon te ankohet kurre, Preferoi te ndiqte nje shteg mes ferrash ne mes te zhegut te gushtit se sa te bente nje telefonate apo ti ankohej kujt
E shoqja Roza u perpoq me shume se ai, telefonoi aty, atje, andej ketej, te gjithe keta “dekoruesit” dhe si vllaznit e tyre, por nuk mori asnje pergjigje.
Tek shikoja foton dhe dekoraten e pronarit te kampingut te LSI ne Jale, ti jepte titullin “Gjergj Kastriot Skenderbeu” ketij te panjohurit te cilit i bllokoi rrugen e konakut 300 vjecar, po vrisja mendjen se cfare mendonte Taqo Dhimitri yne ne ate momente.
Po pres tregimin e radhes Taqo, ne mos po filmin tend. Jam shume kurioz. Besoj nuk do harrosh Kishen Katolike Veneciane, tek arra e madhe e Kokajve, ku sot ndodhet Kampingu i Pronarit te Dekorates ne Jal, dhe ku rrenojat e saj, jane kthyer ne WC per LSI -stat e rinj.
*Marrë nga adresa ne facebook e autorit!