osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta vlerëson karateistin nga Kosova Enver Cakiqi me titullin “Mjeshtër i Madh”

Meta vlerëson karateistin nga Kosova Enver Cakiqi me titullin “Mjeshtër i Madh”

Ilir Meta ka vlerësuar karateistin nga Kosova Enver Cakiqi me titullin “Mjeshtër i madh”.

Meta shprehet se Cakiqi, me talentin e tij të jashtëzakonshëm në karate, ka bërë krenare Kosovën, Shqipërinë dhe mbarë shqiptarinë.

Njoftimi i Presidencës së Shqipërisë:

Nëpërmjet një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi karateistin, trajnerin dhe ekspertin e talentuar, Enver Cakiqi me Titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin “Në shenjë vlerësimi për pasionin, përkushtimin dhe karrierën e suksesshme si sportist i karatesë; për arritjen e rezultateve të larta ndërkombëtare dhe angazhimin në themelimin dhe zhvillimin e sportit të karatesë në Shqipëri. Respekti, miqësia dhe thjeshtësia janë shembull frymëzimi për karateistët e ardhshëm”.

Në fjalën përshëndetëse drejtuar karateistit të dalluar të lindur në Kosovë, familjarëve dhe kolegëve të tij, personaliteteve, trajnerëve dhe gazetarëve sportivë të pranishëm, Presidenti i Republikës u shpreh:

“Të nderuar të pranishëm, të dashur miq, zonja dhe zotërinj, të nderuar personalitete të sportit, sportistë dhe trajnerë të sportit luftarak dhe të bukur të karatesë, por jo vetëm.

Ndryshimet e para demokratike në vitin 1991, sollën në Shqipëri nga Llapashtica e Kosovës edhe mjeshtrin e kampionin e karatesë, Enver Cakiqi.

Kam kënaqësinë të vlerësoj në këtë ceremoni kontributin e madh në themelimin, masivizimin dhe rezultatet e këtij sporti, falë edhe punës të këtij mjeshtri, trajneri dhe eksperti të jashtëzakonshëm të karatesë.

Enver Cakiqi ka lindur në Kosovë dhe ka edhe nënshtetësi gjermane. Është Mjeshtër Ndërkombëtar i Karatesë dhe mban titullin më të lartë për shqiptarët në botë: ‘Shihan 8 Dan’, që po i jep Shqipërisë vazhdimisht tituj, medalje dhe trofe në aktivitetet europiane dhe botërore.

Ai ka krijuar një marrëdhënie të shkëlqyer me Federatën Shqiptare të Karatesë dhe është një nga protagonistët kryesorë të zhvillimit të këtij sporti.

Enver Cakiqi është shpallur 4 herë Kampion Bote, 1 herë Kampion Europe, 5 herë Kampion i Gjermanisë dhe 3 herë Kampion i Kosovës.

Enver Cakiqi është themeluesi i shoqatës së parë të karatesë në Tiranë, në vitin 1991 dhe themelues i Unionit Mbarëkombëtar të Arteve Marciale në Tiranë, në vitin 1996.

Enver Cakiqi është iniciatori dhe kontribuesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Federatat Ndërkombëtare të Karatesë.

Ai mban titullin e Arbitrit Ndërkombëtar dhe është zgjedhur drejtor teknik për Europën dhe është anëtar i komitetit ekzekutiv në Federatën Botërore.

Karriera e tij sportive është e pasur me tituj kampionë e medalje të shumta në veprimtaritë kombëtare në Kosovë dhe në shumë veprimtari ndërkombëtare.

Shembulli i punës dhe suksesit të Enver Cakiqit është një burim frymëzimi, sidomos për më të rinjtë, duke theksuar se sporti jo vetëm ju zhvillon, por ju ofron mundësi të shpalosni talentin tuaj.

Duke përfituar nga kjo ceremoni, dëshiroj të theksoj se karateja është një sport, që e ka nisur rrugëtimin e suksesshëm të saj, duke na emocionuar me të rinjtë e të rejat, që e ushtrojnë atë dhe na bën të ndihemi krenarë me Mjeshtra të Mëdhenj të nivelit botëror si Enver Cakiqi.

Edhe njëherë ju uroj përzemërsisht, shëndet në familjet tuaja dhe sa më shumë suksese në sportin e bukur të karatesë.

Faleminderit!”