Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar se fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021 do të bëhet derë më derë, duke qenë se situata e pandemisë nuk e lejon grumbullimin e qytetarëve në mitingje.
Po ashtu kryedemokrati zbuloi se së bashku me LSI dhe aleatët e tjerë opozitarë kanë kalkuluar skemën se si do të maksimalizojnë votat, ndonëse do të futen me lista të ndara.
Më tej Basha theksoi se kjo skemë e kalkulimit të votave do të bëhen të ditura në vijim, ndërsa theksoi se fitorja e opozitës së bashkuar do të jetë e thellë dhe largimi i Edi Ramës është i sigurtë.
“Opozita ka kalkuluar skemën për të maksimizuar votat. Ajo që na bashkon ne është domosdoshmëria për largimin e Edi Ramës. Për ne nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa ti përgjigjemi shqetësimeve që kanë shqiptarët si: papunësia etj.
Sot nuk ka fabrika, nuk ka investime nё fushёn e teknologjisё sё informacionit, nuk ka investime strategjike. 70% e vendeve tё punёs tё hapura nga investime tё huaja nё Shqipёri janё akoma investime tё kontraktuara nga Partia Demokratike nё qeverisjen e saj tё fundit.
Si do bëhet maksimalizimi i votës?
Shqiptarët nuk duan të dinë sot se sdi do at maksimalizojnë votën PD e LSI, por kanë shumë halle dhe probleme të tjera.
Fitorja e opozitës së bashkuar do të jetë e thellë dhe largimi i Edi Ramës është i sigurtë”, tha Basha.