Partia Demokratike pas largimit të figurave qëndrore të saj, tashmë ka gjetur të tjerë perosnazhe ku mund të mbështetet për ta çuar të djathtën drejt fitores.
Pas Arben Ristanit, i angazhuar seriozisht është edhe Sekretari i Burimeve Njerëzore Fatbardh Kadilli.
Ai ka folur për mbledhjen e Këshillit të PD për ndryshimet në statut ku thotë se ka bërë analizë.
“Mbledhja e Këshillit të PD ishte e nevojshme. Statusi erdhi si produkt i një konsultimi shumë të gjatë. Mbledhja e Këshillit të PD erdhi pas shumë debatesh.
Burimet që ne kemi përdorur kanë dalë nga analiza qe ne kemi bërë. Dokumentet që ne morëm për bazë ishin platforma për ringritjen e partisë dhe statusi i partisë i nga dy anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edit Harxhi dhe Edvin Kulluri.
Ne kemi bërë konsultime dhe takime edhe me kritikët, Ristani ka takuar edhe Patozin. Harxhi dhe Kulluri nuk pranuan të diskutojnë, ndërsa edhe Jozefina Topalli nuk ka pranuar të bëhet pjesë e diskutimeve.
Ky grup thoshte të mos i lejojmë të diskutojnë për statutin, por të merremi me analizën për humbjen e zgjedhjeve.
Ndërkohë që ne bënim analizë për zgjedhjeve, këta thoshin shkaqet dihen, ndërsa kur ne diskutojmë për statutin ata thonë pse nuk flasim për analizën e humbjes së zgjedhjeve. Kush thotë që nuk është lejuar të diskutojë është gënjeshtër.
Statuti i ri i PD përcakton një vendim më të madh të anëtarësisë. Ata votojnë kryetarin e seksionit dhe grup seksionit. Gjithashtu statuti i ri përcakton një komisioni për vlerësim për kandidatët”, tha Kadalli.(TemA)