osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Protesta e 21 janarit 2011, gazetari: Për Ramën ishte gati mandati i arrestit, pamjet filmike e shpëtuan nga burgu

Protesta e 21 janarit 2011, gazetari: Për Ramën ishte gati mandati i arrestit, pamjet filmike e shpëtuan nga burgu

Gazetari Sokol Balla tregon se pas ngjarjeve të 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 persona në boulevard, për kreun e opozitës së asaj kohe, Edi Ramën, ishte përgatitur mandati i arrestit. “Tringellima” e prangave “degjohej” qe larg!

Por do të duheshin te shfaqeshin pamjet filmike të televizioneve që Rama të shpëtonte nga prangat, pasi ato treguan se nga vinin plumbat që vranë 4 protestuesit.

“Sipas informacioneve që kam unë, gjithçka ishte bërë gati dhe mandat arresti ndaj tij ishte bërë gati. Gjithë skemën e prishi Neës 24.

Rama sigurisht nuk ishte në dijeni. Ai siç ju thashë ishte në një kafe bashkë me Paulin Stërkaj dhe përballë kishte derën e drejtorisë së olicisë ku pas pak me shumë gjasë do të dilnin policët që do ta arrestonin.

Nuk besoj se ai kishte dijeni dhe nuk besoj që ai ndjente ndonjë frikë personale ndaj vetes së tij. Mesa di unë, ai në orët pasi u bllokua në Urën e madhe tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit, ishte kthyer e më pas është mbyllur dhe e ka ndjekur ngjarjen nga zyra e tij.

Ka patur komunikim zero, pasi atë ditë, siç ju e dini celularët atë ditë nuk funksionuan. Me të kam folur vetëm në orët e vona të mbrëmjes, nuk kam folur direkt me të, kam folur përmes telefonit të Paulin Stërkaj.

Por besoj se Rama nuk ishte fare në dijeni të arrestimit të tij, megjithëse ne të tjerët po e kuptonim, se skema po plotësohej dhe po shkohej drejt këtij akti final.

Por siç e thashë në fund fare ishte media dhe gazetarët që e shpëtuan Shqipërinë nga një skenar shumë i errët”, tha Sokol Balla!.