Bashkimi i të gjitha partive opozitare nuk do të mund të dilte fitimtarë mbi Partinë Socialiste, por do të krijonte një garë shumë të nxehtë dhe pothuajse të barabartë.
Sipas sondazhit të kryer nga kompania prestigjoze MRB në bashkëpunim me Euronews Albania, opozita e bashkuar do të merrte 42.7 për qind të elektoratit, ndërsa Partia Socialiste do të merrte 44% të votave.
Të pavendosurit janë në masën 7.4 për qind, të cilët duket sedo të vendosin edhe fituesin, ndërsa ata që nuk do të votojnë përllogariten në masën 4.6 për qind.
Megjithatë, sondazhi zbuloi se prirja e votës shkon drejt PS (41.8 për qind), pasuar nga PD me 28.2 për qind të votave, një hendek ky prej 13.6 për qind të elektoratit.
LSI vazhdon të jetë sipas projektimit forcë e tretë me 10.3 për qind të votave, pasuar nga PDIU me 1.5%.