osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha: Edi Rama do na sulmonte prapë më 21 janar, ndaj s’i dorëzova gardistët. Vrasjet ishin konform ligjit, ata s’i mbanin kot armët

Berisha: Edi Rama do na sulmonte prapë më 21 janar, ndaj s’i dorëzova gardistët. Vrasjet ishin konform ligjit, ata s’i mbanin kot armët

Sali Berisha 10 vite pas protestës së opozitës së atëhershme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku u vranë dhe katër qytetarë ka treguar ngjarjen, sipas versionit të tij.

Berisha tha se në atë kohë kërkoi hetim ndërkombëtar për çështjen, por e bllokoi Edi Rama nëpërmjet ish-kryeprokurores Ina Rama.

“Qëllimi i atyre protestuesve ishte të pushtonin kryeministrinë dhe kjo që them unë nuk është fantazi. Ata hapën derën e kryeministrisë me një makinë me forcë që dihet se kush e solli.

Garda, siç është e ditur, nuk ka mjet mbrojtës tjetër, nuk ka shkop, nuk ka gaz, nuk ka spraj. Mjeti i vetëm mbrojtës i tyre kudo në botë është arma.

A qëlluan gardistët në kushtet ligjore apo jo, kjo është një çështje që është hetuar nga ekipi i Ina Ramës. Vetëm një gjë do ju kujtoj, është Sali Berisha që ka kërkuar hetim ndërkombëtar të ngjarjes.

E kam kërkuar publikisht. U kam kërkuar përfaqësuesve të BE dhe SHBA që të hetohet paanësisht ngjarja.

Njeriu që ka kundërshtuar hetimin në mënyrë të prerë dhe kategorike përmes Ina Ramës, ka qenë Edi Rama. Partnerët më kanë thënë se nuk pranon prokuroria, pra nuk e pranon Edi Rama hetimin ndërkombëtar”-tha Berisha ne televizionin e te birit.

I pyetur nëse ka dhënë urdhër për Gardën, Berisha tha se garda veproi sipas tij në respekt të ligjeve.

“Është qëlluar qindra herë në ajër në pisha. Janë bërë rikosheta. Në zyrën time, por edhe në zyrat një kat më lart janë plumbat. Garda vepron sipas ligjeve dhe ai ligj nuk është miratuar nga mazhoranca ime.

Përpjekja apo grushti i shtetit ishte një akt tronditës jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për NATO-n dhe më gjerë.

Këtu erdhën me urgjencë zyrtarë të nivelit të lartë të SHBA dhe BE, të OSBE dhe institucioneve të tjera.

Nuk i dorëzova jo për hetim, por Edi Rama bëri një deklaratë me kërcënime ndaj gardës.

Pasi asgjësoi zinxhirin e gardës me arrestime, po bënte gati të sulmonte sërish”-tha Berisha.