Emisioni Top Story në Top Channel, tentoi dje të hidhte në opinion publik një gjoja investigim dhe zbardhje të plotë të ‘dosjes Santo’, mbi ngjarjen kriminale të qershorit 2014, ku pas një atentati mbeti i vrarë bankieri Artan Santo.
CNA.al po sjell disa të dhëna dhe fakte të cilat Top Story dje i fshehu. Në fakt po ta ndjekësh me vëmendje emisionin nuk ka asnjë të re dhe të panjohur për publikun apo institucionet që kanë kryer hetimin. Emisioni është në fakt një përsëritje e investigimit të gazetarit Artan Hoxha, të cilit i janë shtuar disa dëshmi të miqve të Santos, që nuk thonë asgjë për të zbardhur ngjarjen. Thjesht u morrën me viktimën. Të gjithë personazhet apo pistat e treguara janë thënë disa herë nga gazetarët në media. Për më tepër emisioni ka filluar përgatitjen shumë muaj më parë, por transmetimi i tij ishte pezulluar për t’u dhënë dje, duke mos pasur asgjë thelbësore dhe investigative.
Top Story dje nuk bëri gjë tjetër vetëm tregoi çfarë kishte bërë Prokuroria me këtë hetim, pra tregoi disa dëshmi, të cilat nuk kanë çuar agjëkundi. Por me apo pa qëllim fshehu edhe disa dëshmi dhe personazhe të tjerë të cilët janë pyetur në lidhje me vrasjen e bankierit Santo. Emisioni Top Story dje tregoi qartazi se përtej zbardhjes të së vërtetës kishte një tjetër mision.
Më poshte janë tre detaje të rëndësishme nga dosja hetimore që Top Story në Top Channel nuk guxoi t’i përmendte. Të parët janë dy personazhe publikë si Irfan Hysenbelliu dhe Grida Duma, miq dhe bashkëpunëtorë të vjetër me njëri-tjetrin por edhe të afërt me bankierin Artan Santo. Dy janë personazhe dhe dataji i tretë është telefonata e fundit.
Së pari Top Story diku shkaraz tregon një dokument ku flitet për faktin se bankieri kishte vendosur shitjen e aksioneve të Fokus Grup, për shakak se ortaku nuk shlyerte rregullisht kredinë, bëhet fjalë për një kredi disa miliona eurio.
Fokus Grup ku hyn Balkan Web, News24, Gazeta Shqiptare dhe Radio RASH është kompani me disa media dikur në pronësi të dy Santos dhe biznesmenit Irfan Hysnebelliu. Në atë kohë flitej për një konflikt të hapur midis dy biznesmenëve, 50% të aksioneve të bankierit Santo më pas u blenë nga Irfan Hysenbelliu. Në qarqet mediatike diskutohej edhe për sms kërcënuese e përplasje të forta. Dosja e prokurorisë ka shumë detaje që Top Story në Top Channel u kujdes të mos i tregonte.
Top Story në fashikujt që pretendon se i disponon ka edhe një personazh politik mjaft të njohur, por nuk jep asnjë fjalë.
Ajo është Grida Duma e cila ka qenë një njeri i afërt me artan Santon për më tepër të dy janë parë në shoqërinë e njëri tjetrit dhe janë fotografuar gjithashtu.
Duma njihet si një mike e bankierit Santo dhe ditën e atentatit ka qenë një nga personat që ka kërkuar të mbrohet nga shteti. Fillimisht ajo ka shkuar në kryeministri dhe më pas ka qëndruar për gati 3 orë në zyrën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit asnjëherë nuk ka bërë publik faktin se përse atë ditë Grida Duma “u dorëzua” në zyrën e tij, por në një përlasje televizive Tahiri i kërkoi Dumës të fliste publikisht në lidhje më mënyrën sesi e kishte drejtuar ministrinë e Brendshme. Fakt që e tronditi Dumën, por në qarqet politike dhe mediatike ëshjtë konfirmuar nga disa burime që Grida Duma pas vrasjes së Santos ka qenë për shumë orë në zyrën e Tahirit.
Telefonata e fundit
Një tjetër detaj nga emisioni është zbardhja e telefonatës të fundit apo telefonatave të fundit të bankierit të ndjerë Artan Santo. telefoni i bankierit, sms-të apo thirrjet do tregonin shumë për opinionin publik.
Emisioni u përpoq të theksonte se nuk ishte vërtetuar që të ishte Saimir Tahiri telefonata e fundit, por nuk tregoi se kush ishte ajo, për faktin se duke pasur dosjen e plote të prokurorisë siç dhe pretendohet, kanë edhe fashikujt ku flitet qartë kush është telefonata e fundit e Santos./CNA.al