Ora News ka zhvilluar një sondazh për zgjedhjet e 25 Prillit dhe një tjetër sondazh për dy qarqet; Tiranë dhe Durrës.
Në përfundim të anketimeve, Partia Demokratike është në rritje në krahasim me zgjedhjet e 2017, ndërsa Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë pasur një rënjë të ndjeshme.
Siç shikohet edhe në tabelën më poshtë, PS pas 8 vitesh në pushtet ka një ulje të ndjeshme të votave prej 8%, dërsa PD një rrite prej 5%.
Edhe pse me këtë rezultat negativ, PS siguron një mandat të tretë në zgjedhjet e 25 Prillit.
30% e qytetarëve të intervistuar nga “Notto Sondaggi” janë përgjigjur të pavendosur sa i përket partisë që do të votojnë më 25 Prill.
Numrin më të lartë të të pavendosurve e ka qarku i Tiranës me 30.5%, ndërsa Berati numrin më të ulët me vetëm 1.5%.
Sa i përket moshës, grupmosha 35-54 vjeç duket më e pavendosura me 34.1%.
Kurse sa i përket partisë që kanë votuar të pavendosurit në zgjedhjet e 2017-ës, numrin më të lartë e ka PS me 15.9% dhe më të ultën LSI me 5.7%. Ndërsa 67% e të pyeturëve janë përgjigjur “Nuk votova”.