Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka dhënë lajmin e shumëpritur nga të gjithë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se BE shumë shpejt do të ngrejë një mekanizëm të ri për sigurimin e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Varhelyi shtoi se do të bëhen të gjitha përpjekjet që vaksinat të sigurohen sa më shpejt.
“Për të siguruar front të përbashkët për të mposhtur Covid-19 dhe qasjen e menjëhershme të vaksinave, Bashkimi Evropian do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-Covid, me vëmendje të veçantë për Ballkanin Perëndimor.
Do të shikohet mundësia e mëtejshme për të siguruar vaksinat shpejt”, shkruan Varhelyi.
Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama ka lëshuar disa kritika ndaj Bashkimit Europian në lidhje me mënyrën se si e la jashtë Ballkanin Perëndimor nga sigurimi i vaksinës antiCovid.
Për këtë, Rama u sulmua ashpër nga opozita dhe Lulzim Basha.
Por me sa duket kritikat e tij ndaj BE-s1% nuk kanë rënë në vesh të shurdhër dhe kanë dhënë efekt.(TemA)