Ditën e djeshme u bë publik lajmi se kryedemokrati Lulzim Basha i ka besuar pozicionin e drejtuesit të qarkut të Lezhës, pedagogut Mark Marku.
Menjëherë pas këtij lajmi ka ardhur reagimi i ish-zëdhënëses së PD, Erla Mëhilli, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale me ironi shkruan se Basha e hodhi vet në erë komisionin e famshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet të PD. Kujtojmë se pjesë e këtij komisioni ishte edhe profesor Mark Marku.
“Si të hedhësh në erë me duart e tua komisionin e famshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Pra një drejtues politik qarku, na paska përzgjedhur kandidatët për deputetë në tërë Shqipërinë. Mirë shumë”, shkruan Mëhilli.