Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke bërë publike disa nga 44 shërbimet e DPSHTRR, të cilat tashmë mund t’i përfitoni direkt nga shtëpia juaj përmes platformës online e-albania.
Pikërisht kjo platformë iu jep fund orvatjeve dhe ryshfeteve nëpër dyert e zyrave.
“MIRËMËNGJES
me disa të dhëna nga lehtësirat për 44 shërbime të # DPSHTRR përmes E-albania, ku ju kemi kursyer 88 vite kohë në radhë e sportele dhe 221,826,000 Lekë qytetarëve thjesht duke përdorur celularin apo kompjuterin kudo ndodhen, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.